Ambulanca përplas të moshuarën në Pogradec

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Pogradec.

Ambulanca ka përplasur një të moshuar, i cili ishte duke ecur në këmbë.

Mësohet se e plagosur ka mbetur një 77-vjeçare me inicialet K. P., e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kontrollin e mjekëve.

Në pranga është vënë shoferi i ambulancës me inicialet Ll. P., 62 vjeç nga Korça.