Vriten 4 protestues, forcat irakene përdorën municion luftarak, gaz lotsjellës dhe bomba

Forcat irakiane të sigurisë, vranë të paktën katër njerëz të shtunën ndërsa i shtynë protestuesit të kthehen në kampin e tyre kryesor në Bagdadin qendror, duke përdorur municion luftarak të drejtpërdrejtë, gaz lotsjellës dhe bomba, thanë policia dhe mjekët.

Shumë të plagosur nga përplasjet u shënuan në radhët e protestuesve, ku pas ofensivës, forcat e sigurisë i vendosën përsëri në kontroll të të gjithë protestuesit, raporton Reuters.

Një pjesë e protestuesve, u zhvendosën te një ure e madhe, që lidh rrethet lindore dhe të biznesit të kryeqytetit Irakut, me selitë qeveritare përtej lumit Tigris.

Qeveria premtoi reforma që synojnë t'i japin fund krizës. Kryeministri Adel Abdul Mahdi tha të shtunën se, partitë politike kishin "bërë gabime" në drejtimin e vendit.

Gjithashtu ai njohu legjitimitetin e protestës për të sjellë ndryshime politike dhe premtuan reformën zgjedhore.

Protestat masive filluan në ‘Sheshin Tahrir’ në Bagdad në 1 tetor, pasi demonstruesit kërkuan punë dhe shërbime më të mira.

Numri i lartë i protestuesve u rrit në kryeqytet dhe qytetet jugore, me thirrjen për një rregullim të sistemit politik.

Iraku, i rraskapitur nga dekadat e konflikteve dhe sanksioneve, kishte shijuar qetësinë relative, pasi Shteti Islamik ishte mposhtur në vitin 2017.