Formacionet zyrtare: Inter – Verona, mungon lojtari shqiptar

Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Interit dhe Veronas e vlefshme për janën e 12-të në Serie A.

Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte vjen në këtë ndeshje nga një formë e mirë në kampionat dhe synon fitoren e radhës për të rimarr vendin e parë.

Në anën tjetër, miqtë gjithashtu kanë marrë dy fitore radhazi dhe shpresojnë të marrin një rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te Verona nga minuta e parë luan kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ndërsa Marash Kumbulla është i dëmtuar.

Ndeshja zhvillohet në “Giuseppe Meazza” në orën 18:00.

Formacionet zyrtare:

Inter: Handanovic; Skriniar, De Virj, Bastoni; Lazaro, Vecino, Brozovic, Barella, Biraghi; Lukaku, Lautaro Martinez

Verona: Silvestri; Rrahmani, Gunter, Empereur; Faraoni, Amrabat, Pessina, Lazovic; Zaccagni, Verre; Salcedo