VIDEO/ Aksident fatal në Lezhë, një i vdekur nga përplasja e makinës me motorin, dalin pamjet

Një aksident me vdekje ka ndodhur në mesditë në aksin Lezhë - Shkodër, në afërsi të vendit të njohur si Pusi i Shytit. Mësohet se është përplasur një automjet me një motor dhe nga aksidenti ka mbetur i vdekur një person. Nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Ndiqni pamjet nga SYRI TV.