", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Një shoqërues dhëndri si Obama! Presidenti i bashkohet dasmës së ndihmësit të tij

Barack Obama po i mbyll ditët e fundit si president duke marrë pjesë ceremonira nga më të ndryshmet, përfshirë edhe në dasmën e një anëtari të  stafit të tij, në të cilën madje u paraqit si ‘Shoqëruesi i dhëndrrit'.

Marvin Nicholson, drejtori udhëtimeve të Shtëpisë së Bardhë dhe ndihmësi personal i presidentit, u martua me dashurinë e jetës së tij të shtunën, disa orë pasi festa e fundit e presidentit në Shtëpinë e Bardhë, përfundoi.

Obama mbërriti në aeroportin e Jacksonville, fiks në në kohë për dasmën, pasi festa  përfundoi në orën 4, shkruan “The Telegraf”.

Fotografitë nga ceremonia  tregojnë presidentin tek bisedon vesh-me-vesh me dhëndrrin e ardhshëm. Ngjarja mblodhi më shumë se një politikan të shquar amerikan, pasi edhe Sekretari i Shtetit John Kerry ishte i pranishëm. /SYRI.net/