Mbappe tek Liverpool? Ja çfarë thotë Jurgen Klopp

Ditët e fundit në mediat botërore është përfolur se Kylian Mbappe mund të kalojë tek Liverpool.

Mirëpo diçka të tillë e mohon kategorikisht trajneri i “të kuqve” Jurgen Klopp. Gjermani shprehet se diçka e tillë është e pamundur pasi vlera e kartonit të Mbappes është shumë e lartë.

"Ok, nga një këndvështrim sportiv nuk ka asnjë arsye për të mos nënshkruar me Mbappe, duke ditur se çfarë lojtari është”, tha Klopp. 

“Por bëhet fjalë për paratë, natyrisht. Nuk kemi shanse. Absolutisht jemi pa shanse që të firmosim me të. Më vjen keq që e vras këtë histori, e cila po përflitet në media”.

“ Mendoj se nuk ka një klub në botë, që mund ta blejë Kylian Mbappen nga PSG. Edhe ne e kemi të pamundur. Nuk kemi asgjë më shumë për të thënë, që të jemi të sinqertë. Blerja e këtij lojtari është tepër e vështirë", përfundojë Klopp.