VIDEO/ Polici përpiqet të arrestojë një burrë, gruaja i hidhet në fyt

Një grua u kap në video duke sulmuar një oficer policie, ndërsa ai po përpiqej të kapte një të dyshuar.

Pamjet u kapën nga një prej të pranishmëve në një park në Londër, raporton Dailymail.

Në video, polici ka kapur një burrë, i cili është i ulur në një stol dhe po përpiqet të sigurojë krahët e të dyshuarit pas shpinës, për ti vendosur prangat.

Por ndërsa polici po vepronte, një grua e veshur me një vjollcë të purpurt, fillon të ndërhyjë dhe të kapi nga krahu oficerin, duke u përpjekur për ta penguar atë dhe të lëshojë burrin e arrestuar.

Gruaja dëgjohet duke i bërtitur policit dhe duke i thënë vazhdimisht: 'Oficer, çfarë ka bërë ai?'

Kameramani ecën më pranë konfliktit dhe fillon të pyes drejtpërdrejt të dyshuarin se çfarë ka bërë.

I dyshuari përgjigjet në mënyrë të përsëritur duke thënë 'asgjë'.

Burri e shtyn të gjithë peshën e tij drejtë oficerit dhe të dy pengohen në tokë.

Oficeri i policisë përpiqet të vendosë trupin e tij te burri për ta neutralizuar, por gruaja që më parë e kishte kapur nga krahët, atëherë fillon ta shtyjë policin.

Ajo i vendos të dy duart përreth qafës, e kap nga kapelja e tij dhe e shtyn në tokë.

Oficeri nxjerr prangat, por ‘pushtohet’ nga të dy të dyshuarit.

Në fund polici arrin ta mbajë nën kontroll të dyshuarin, pasi kishte arritur ti vendoste njërën nga prangat, në duart e tij.