VIDEO/ Në Premierligë shënohet ky gol i bukur me thembër

Një gol mjaft i bukur u regjistrua në sfidën mes Norwich dhe Watford, e vlefshme për javën e 12-të të Premier Ligës.

Në minutën e 52-të futbollisti Grei shënoi golin e dytë për miqtë, teksa më herët kishte shënuar ish-futbollisti i Milanit, Delofeu.

Grei i surprizoi të gjithë, teksa pas asistit të Delofeut, bën një rrotullim të plotë dhe gjuan me thembër, duke i vjedhur kohën mbrojtësit të Norwichit dhe duke mposhtur për herë të dytë portierin Tim Krul.