VIDEO/ Zgjedhjet në Kosovë, partitë depozitojnë 100 ankesa pas shpalljes së rezultateve

Në Kosovë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar 100 ankesa pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas rezultateve, kryeson lëvizja Vetëvendosje e pasuar nga Lidhja Demokratike, të cilat kanë përmbyllur takimet e grupeve punuese për harmonizimin e programit qeverisës, duke u hapur mundësi bisedimeve politike për një marrëveshje për bashkëqeverisje, që mund të ndodhë pas certifikimit të rezultateve, raporton VOA.