Valverde publikon listën e të grumbulluarve për sfidën e nesërme
Skuadra e Barcelonës do të luajë ditën e nesërme me Cleta Vigon në shtëpi.
Trajneri Ernesto Valverde ka publikuar listën e të grumbulluarve për këtë sfidë, ku ka disa ndryshime.
Sulmuesi Luis Suarez do të jetë i grumbulluar. Uruguiani është gati dhe me shumë mundësi do të marrë minuta ditën e nesërme. Ai do ta nisë nga pankina dhe do të përdoret si zëvendësim.
Tekniku rikthen në kampionat dhe Dembelenë. Francezi e ka mbaruar pezullumin e tij dhe mund të hidhet sërish si titullar, ashtu si në ndeshjen ndaj Slavias së Pragues.
Më poshtë keni dhe listën e lojtarëve të grumbulluar: