U huazua nga Interi te Bayerni, Perisic: Çdo gjë është pozitive në Mynih

Ivan Perisic është shprehur optimist mbi të ardhmen e tij te Bayern Munchen.

Ylli kroat po luan si i huazuar nga Interu te Bayern Munchen dhe duket se aty po kalon një periudhë mjaft të mirë.

Perisic, i cili aktivizohet në krah, është shprehur optimist kur është pyetur nëse do të qëndrojë te gjiganti bavarez.

“Mendoj se është e mundur. Çdo gjë është pozitive në Mynih deri tani, si në jetën private, edhe në futboll”, ka thënë Perisic.

Kroati ka luajtur edhe më parë në Bundesligë me skuadrën e Wolfsburg, para se të kalonte tek Interi në vitin 2015.