Futboll Femra/ Shqipëri-Skoci, formacionet zyrtare

Shqipëria e femrave luan në “Elbasan Arena” një ndeshje shumë të vështirë, ku përballë ka skuadrën e Skocisë për femra.

Vajzat kuqezi që kanë tashmë si trajner Armir Grimën, besojnë se mund t’ia dalin për të marrë pikë në këtë ndeshje, megjithëse se kundërshtari ka një forcë të madhe.

Sa i përket formacioneve, Grima nuk ka preferuar shumë surpriza ku nga minuta e parë e nisin Krasniqi dhe Doçi, që janë futbollistet më të dalluara te kuqezinjtë.

Nga ana tjetër, trajnerja Mishell Kerr kërkon fitoren me më të mirat në fushë.

Formacionet

Shqipëria: Rexhepi, Gjini, Maliqi, Bajraktari, Hila, Morina, Franja, Rrahmani, Doçi, Krasniqi, Bajramaj

Trajner. Armir Grima

Skocia: Aleksander, Evans, Godfrei, Korsi, Miçell, Krishton, Kutbert, Ueir, Hanson, Ros, Emslai.