Platini kërkon dëmshpërblim për dënimin që përfundoi, shuma marramendëse që kërkon

Mishel Platini është padyshim një nga figurat më të njohura të sportit dhe pak kohë më parë, u pezullua për 4 vite nga çdo aktivitet sportiv.

Shkak për këtë penalizim u bë një pagesë që Platini kishte bërë kundër çdo rregulli, duke u dënuar.

Dënimi i tij ka përfunduar tashmë dhe Platini është vënë në sulm për të marrë një dëmshpërblim, që sipas tij është tarifë që i takon.

Ai pretendon se ka shumë paga të pa marra, duke përfshirë këtu edhe shumë tarifa të tjera si edhe bonuse nga kontratat e tij.

Në total, bëhet fjalë për shpenzime që arrijnë deri në 7.2 milionë euro.

Francezi synon që tashmë pas dënimit, t’i rikthehet edhe një herë tjetër futbollit europian, teksa pritet të merret edhe një vendim në lidhje me kërkesat e tij.