U mor i pandehur/ Shpërthen Ristani: Prokurorë me probleme mendore, po i shërbejnë Ramës

Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka dhënë një deklaratë të fortë, pasi është marrë si i pandehur për akuzën e falsifikimit në çështjen ne ceshtjen e ngritur nga prokuroria e drejtuar nga Arta Marku ndaj PD-se, per gjoja lobim rus.

Sipas tij, prokurorët që kanë ngritur akuzën nuk janë të qendrueshëm mendërisht.

Deklaratat e Ristanit u bënë në një prononcim ekskluziv për Syri TV.

“As kam komunikuar me KQZ, as kam përpiluar një dokument dhe as kam firmosur gjë. Ky është një vëgim i prokurorëve. As kam firmosur dokument dhe as kam falsifikuar dokument. Mund tju them me plot gojën, nëse nuk është një sëmundje mendore e prokurorëve, është një dashakeqje politike në një kohë kur Vettingu iu qëndron mbi kokë si shpatë dhe zgjedhin ti shërbejnë kryeministrit", u shpreh Ristani.

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen për kreun e opozitës Lulzim Basha, ish sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e Partisë Ilir Dervishi.

Tre të pandehurit do të gjykohen për "falsifikim të vulave dhe stampave" ndërsa është pushuar hetimi për pastrimit të produkteve të veprës penale. 

Materialet e kësaj çështje i janë dërguar gjykatës e cila do të vendosë për dërgimin ose jo të çështjes në gjyq. 

Objekti i akuzës, sipas prokurorisë, bën fjalë për transferimin e pagesës prej 650 mijë dollarësh nga Partia Demokratike me qëllim lobimin në SHBA, akuza këto të hedhura poshtë vazhdimisht nga selia blu dhe kreu i saj. /SYRI.net