‘Plas’ gallata/ Mungon portieri në La Liga sepse është komisioner në zgjedhjet e të dielës!

Portieri i Levantes, Aitor Fernandez do të mungojë në ndeshjen e radhës në La Liga ndaj Athletic Bilbaos.

Arsyeja është qesharake pasi portieri i njohur do të jetë i impenjuar në një qendër votimi për zgjedhjet e ditës së diel në qytetin e tij.

Një problem i madh për trajnerin e Levantes, Paco Lopez, që duhet të bëjë edhe pa portierin e dytë, Olazabal, i dëmtuar.

Fernandez ka kërkuar leje dhe ka thënë se është i përfshirë në komisionin zgjedhor në qendrën e tij të votimit.