", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Doktori i 'Portokallisë' rrëfen si po ia shkatërronte roja, karrierën

Aktori i  spektaklit të njohur ‘Portokalli’ Erdit Asllanaj ka qënë i ftuar së fundmi në emisionin ‘Lart poshtë’ ku ka folur për jetën e tij private si dhe atë artistike.

Aktori është shprehur se nuk ka qënë e lehtë marrja pjesë në këtë spektakël pas nuk i tregonin asnjëherë datën e saktë të audicioneve.

“Kur shkoja për të pyetur se kur nisnin audicionet e “Portokallisë”, më dilte gjithmonë një roje atje. Unë e pyeta kur fillonin, ai më tha kthehu pas 2 muajsh. Shkoj përsëri unë pas 2 javësh, prapë i njëjti roje.

‘O prapë ti, ik se ke ardhur shpejt, janë pas 2 muajsh’.

E një ditë vete unë, ishte ditë me shi, dhe më doli prapë roja. Prapë më tha kthehu pas 2 javësh. Unë eca, i shkava pak me lezet e kalova. Rastis aty me asistent regjisorin. E pyes e më thotë hajde se tani janë audicionet. Unë i thashë që isha i papërgatitur, por që thoni ju aty filloi rrugëtimi im në “Portokalli”, u shpreh Erditi, duke theksuar se puntata e tij e parë ka qenë ‘bombastike’. 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Teksa presim #pasditjaimeekuqe, ju kujtojme pak nga biseda me aktorin, #ErditAsllanaj. Mos harroni sot ne oren 16:30 ne #LartePoshte ju presim me te tjere te ftuar e te tjera lajme te mira ???? | @erdit.asllanaj x @elagjoniii |

A post shared by Lart E Poshtë (@larteposhte) on