Shpallen vendet me arkitekturën më të mirë në botë, mes tyre edhe Shqipëria

Një shkrepje nga ajri e një kulle vëzhgimi daneze, një fotografi artistike e një muzeu gjarpërues në Norvegji dhe një foto e një fotografi e Sheshit Skënderbej në Tiranë, Shqipëri janë emëruar ndër fotot më mbresëlënëse arkitekturore të vitit.

Imazhet janë përzgjedhur nga 21 finalistë të tjerë në konkursin vjetor të Fotografisë Arkitektonike, me fituesit e vendosur për tu shpallur në Festivalin Botëror të Arkitekturës (WAF) në Amsterdam në Dhjetor.

Fotografitë janë shkrepur nga më shumë se 40 vende të ndryshme të botës dhe ndër to janë përzgjedhur më të mirat.

Ndërtesat e paraqitura përfshijnë disa nga veprat më të njohura të arkitekturës në botë, duke përfshirë Kulla Generali të Zaha Hadid në Milano dhe Vessel të Nju Jorkut, pikë referimi e projektuar nga Thomas Heatherwick për zhvillimin e sapo hapur Hudson Yards.

Fotografja Laurian Ghinitoiu-së nga Sheshi Skënderbej në Tiranë, Shqipëri, në kategorinë "ndërtesat në përdorim". 

Tan Xiao në Napavilions në Xi'an, Kinë

Foto nga Britania e Madhe, duke përfshirë fotografin, Thomas Knowles nga Victoria dhe Albert Museum në Londër.

Marco de Groot, nga Holanda, u kandidua për fotografinë e tij ajrore të Kullës së Vëzhgimit Camp Adventure në Danimarkë.

Pasqyrime komplekse kapur në fotografitë e Art Center Guardian të Pekinit nga fotografi, Aurélien Chen.

Rumani, fotografi Laurian Ghinitoiu mori një nga dy imazhet përzgjedhur të Twist Muzeut në Norvegji

Shtabi China Resources në Shenzhen nga fotografi, Su Zhewei. 

Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net