VIDEO/ Alvini është në Itali! Kryqi i Kuq italian publikon me entuziazëm, bashkimin e familjes në aeroport

Kryqi i Kuq Italian ka publikuar këtë mëngjes, momentet rrënqethëse, prekëse, të takimit të 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha me babain dhe dy motrat e tij në aeroportin e Fiumicinos në Romës.

Video është përshkruar me shprehje entuziaste, që tregojnë qartë emocionin që kanë përjetuar të gjithë ata që morën pjesë në operacionin e shpëtimit të vogëlushit nga kampi Al Hol në Siri, ku  mbahej i vetëm, jetim, midis mijëra familjeve të militantëve të ISIS nga e gjithë bota.

“Alvin është në Itali! Tani është në krahët e babait dhe motrave së tij! Së shpejti, Presidenti i Kryqit të Kuq do të tregojë detajet e operacionit në një konferencë për shtyp në aeroportin e Fiumiciono.”