Talenti që po mahnit Evropën preferon Premierligën

Babai dhe njëkohësisht menaxheri i talentit norvegjez, Alf-Inge Haland, u shpreh se djali i tij ka lindur për të luajtur në Premier Ligë.

Elring Haland është duke mahnitur shumë skuadra të Europës të cilat duan shërbimet e tij.

Me shtatë gola të shënuar në Champions me Salcburgun, 19-vjeçari shumë shpejt pritet të transferohet në një skuadër të madhe.

Babai i tij u shpreh se ai mund të zgjedhë një skuadër në Premier Ligë.

“Janë shumë skuadra të interesuara për të, por me shumë mundësi Erling do të shkojë në ishull”, tha ai.

Kujtojmë se për lojtarin kanë shfaqur interes ekipet e Manchesterit dhe Chelsea, por edhe Reali i Madridit e Barcelona në Spanjë.