FOTO/ Zhegrova vlerësohet si më i miri i Basel-Getafe. Nota e yllit të Kosovës

Tjetër paraqitje pozitive për Edon Zhegrovën me Baselin, i cili ka marrë tri pikë të arta në shtëpi, duke e mposhtur 2-1 Getafen në Europa League.

Edon Zhegrova ishte titullar pas paraqitjes së mirë ditë më parë në Zvicër.

Ai bëri ndeshje të mirë edhe sonte kundër Getafes dhe për këtë, në fund nga “Whoscored.com” u vlerësua me notën më të lartë, 8.

Me një fjalë, ai u shpall më i miri i ndeshjes.