Atentati ndaj Ndojës, ndërron jetë shoferi Andi Maloku

Ka ndërruar jetë në spital pas disa ditësh, Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin në Mbikalimin e Shkozetit.

Andi Maloku, 30 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime thanë se shoferi kishte marrë një plumb në mushkëri dhe një në shtyllën kurrizore.

Të plagosur në këtë atentat mbetën edhe prokurori Arjan Ndoja si edhe shtetasi Pëllumb Muharremi.

I ndaluar për këtë ngjarje është shtetasi Redjan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.