FOTO/ Protestuesit rrëmbejnë kryebashkiaken/ E tërheqin zvarrë, i presin flokët dhe e lyejnë me bojë të kuqe

Kryetarja e qytetit të Vintos në Bolivi është sulmuar nga protestuesit e opozitës, të cilët e tërhoqën zvarrë nëpër rrugë, e lyen me bojë të kuqe dhe i prenë flokët me dhunë.

Kryetarja Patricia Arce e partisë qeverisëse Mas, u dorëzua në policinë e Vintos pas disa orësh, raporton BBC.

Policët shoqëruan zonjën Arce në një qendër shëndetësore pasi protestuesit e lëshuan atë.

Kjo është ngjarja e fundit në një seri përplasjesh të dhunshme midis mbështetësve të qeverisë dhe kundërshtarëve, pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale.

Të paktën tre persona kanë vdekur deri më tani.