Interi humbet për disa javë Matteo Politanon

Matteo Politano mund të jetë të paktën një muaj jashtë fushe, pasi anësori i Interit lëndoi kyçin e këmbës.

Politano u dëmtua kur hyri në lojë në humbjen 3-2 të Interit nga Borussia Dortmundi në Champions League të martën.

Tani, pas testeve mjekësore, faqja zyrtare e klubit zikaltër ka konfirmuar “një fryrje në kyçin e këmbës së tij të majtë dhe se duhet të kujdeset për këmbën “për disa javë”.

26-vjeçari do t’i humbasë ndeshjet me Veronën, Torinon dhe SPAL në Serie A dhe atë shumë vendimtare për vazhdimësinë në Champions League, sfidën kundër Slavia Prague.

Raportohet se lojtari mund t’ia dalë të rikthehet në kohë për ndeshjen e 6 dhjetorit me Romën.

Conte në sulm nuk ka të gatshëm as Alexis Sanchez, që do të jetë jashtë fushe edhe për disa muaj.