FOTO/ Kanë kaluar 105 vite nga kur u krijuan reçipetat e para, njihuni me modelet më interesante të tyre

Kanë kaluar 105 vite që nga krijimi i reçipetave të para.

Në fillim e hershme ato ishin thjesht një fashë që përdorej për të mbrojtur gjirin dhe përdorej nga atletët grek.

Ndërsa gratë e Romës antike i vishnin si një brez të lëkurë të ashpër apo pëlhurë të ashpër.

Mund të themi se reçipeta është veshja që ka pësuar më shumë evolucion ndër shekuj.

Modeli që i përafrohet reçipetës së sotme daton në fillim të shekullit të kaluar, kur Mary Phelps Jacobs (e njohur më vonë edhe si Caresse Crosby) mbante të veshur.

Ajo e shtyre nga nevoja për te veshur një fustan mbrëmjeje me një dekolte te thelle po pa hequr dore nga mbështetja qe gjoksi ka nevoje, shpiku këtë veshje te domosdoshme.

 Evolucioni i recipetave vazhdoi edhe gjate Luftës se Pare Botërore, kur rrethanat e femrave qe punonin favorizonin mbajtjen e këtij aksesori, i duhet te mbante gjoksin madje edhe ta sheshonte sa me shume te ishte e mundur.

Gjithashtu reçipeta moderne lindi si një insturment i emancipimit të trupit të femrës duke u çliruar kështu nga sikleti i korseve që në shumë raste sillnin dhe probleme për shendetin.

Ishin vitet 70' kur lëvizjet feministe hoqën recipetat dhe i dogjën publikisht.

E sot ato serviren në forma të ndryshme dhe përdoren si mjet joshës.

Më poshtë do të gjeni disa nga modelet më interesante të veshura nga yjet e filmit dhe muzikës ndër vite.