VIDEO/ Son bën gjestin prekës, ia dedikon Andre Gomesit golin në Champions

Lojtari korean i Tottenhamit, Hueng-min Son, shënoi një dopjetë për “Spursat” mbrëmjen e sotme në transfertën ndaj Crvenza Zvezdës, por tek goli i parë ai bëri edhe një gjest domethënës.

Sulmuesi ia dedikoi golin Andre Gomesit, të cilit i theu kaviljen në ndeshjen e fundjavës në Premier League, në takimin mes Totenhemit dhe Evertonit.

Son u drejtua nga kamera, duke bërë një gjest që kërkonte ndjesë.