VIDEO/ Krim në fushën e blertë, futbollisti vret pulën

Një histori e jashtëzakonshme vjen nga Kroacia dhe ka si protagonist të saj një lojtar futbolli dhe ... një pulë. 

Ivan Gazdek, një futbollist 23-vjeçar që luan për Jelengrad (ekipi amator) reagoi keq për pushtimin e fushës nga disa pula.

Gazdek, në nerva e sipër, goditi dhunshëm njërën prej pulave, duke e ngordhur.

 Incidenti menjëherë ngjalli indinjatën e organizatave të mirëqenies së kafshëve, të cilat e denoncuan në polici Gazdek. 

Ivan, i vetëdijshëm  për sjellje josportive,  tha për mediat se ishte tronditur nga incidenti dhe e kompensoi fshatarin i cili kishte pulat, duke i dhënë një pulë tjetër.