Ademi: Të rinjtë, shpresa e vendit. Çdo gjë nis me zgjedhjet e parakohshme

Shkodra ishte ndalesa e rradhës e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në kuadër të turit kombëtar “Rrugëtimi për Shqipërinë”.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë shkodranë, lideri i opozitës premtoi ndryshime në politikat arsimore duke shtuar se, së bashku me ekspertët e CDU-së gjermane, PD ka gati platformën që mundëson arsimim më të mirë dhe punësim të sigurtë për të rinjtë.

Por takimi në Shkodër është komentuar edhe nga kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi.

Përmes një postimi në Facebook, Ademi thekson se, rinia është forca e ndryshimit të një vendi.

“Ka shpresë. Shpresë që nis pikërisht nga të rinjtë. Çdo gjë nis zgjedhjet parlamentare të parakohshme dhe zgjedhje lokale në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë!”, shkruan ndër të tjera qytetarja e parë e Shkodrës.

Postimi i Voltana Ademit:

Rinia forca e ndryshimit pozitiv të vendit!

Të rinjtë e mrekullueshëm nga Shkodra, Malësia e Madhe dhe Vau i Dejës bashkëbiseduan sot hapur dhe pa protokoll me kryetarin Basha në një takim, që edhe një sallë e madhe, nuk arriti t’i akomodonte të gjithë!Braktisja e vendit nga të rinjtë alarmante, situata ekonomike tragjike, korrupsioni qeveritar në nivelet më të larta, arsimi një i sëmurë që orë pas ore po i afrohet asfiksimit total!! Këto ishin shqetësimet pjesë e diskutieve në këtë takim.

Por ka shpresë! Shpresë që nis pikërisht nga të rinjtë. Çdo gjë nis zgjedhjet parlamentare të parakohshme dhe zgjedhje lokale në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë!