Në fillim e mohoi, Drake poston foton e ëmbël të djalit të tij

Drake është një nga reperët më të mirë dhe më të njohur, jo vetëm në Amerikë, por në të gjithë botën.

Së fundmi ai ka postuar një foto të djalit të tij 2-vjeçar. Në foto shfaqet këmba e fëmijës i cili ka veshur çorape në të cilat shkruhet “Të dua babi”.

Drake në fillim e mohoi djalin e tij, por tani ka menduar që t’i qëndrojë afër. Sipas “People”, gjatë ditëlindjes Drake postoi një foto të ambjentit të dekoruar për ditëlindje dhe shkruajti “Gëzuar Ditëlindjen Mbret”.

Që kur u bë baba, Drake ka ndarë shumë pak postime në media sociale për djalin e tij, të cilin e ka me ish-yllin e filmave pornografikë, Sophie Brussaux.