Sot u kthye me pranga në Shqipëri, si e vrau shokun e paralizuar në banesën që ruhej nga policët

Etien Cani ishte ndër të paktët që mund të hynte në shtëpinë e Gentian Beqirit, i cili gjendej i paralizuar pas një tentative për t’iu larguar policisë teksa e kishin ndaluar për një tjetër krim të rëndë që ndodhi në Elbasan.

Cani bashkë me një tjetër shkuan në shtëpinë e shokut të tyre Gentian Beqiri atë ditë të nxehtë gushti duke përshëndetur edhe policët në hyrje të pallatit siç bënin gjithnjë.

Babai i Gentian Beqirit, Neziri ia hapi derën pasi ishin shokët e djalit të tij të paralizuar, shkruan abcnews.al.

Por, sipas policisë, ky është momenti kur Etien Cani ka qëlluar me armë ndaj Gentian Beqirit duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa babai i tij ndërroi jetë nga ataku kardiak pasi pa tmerrin me sy.

Ngjarja mbeti enigmë për disa kohë dhe vetëm pak muaj më parë, Etien Cani i ekstraduar sot u arrestua në Itali me kërkesë të Interpol Tiranës.

Ai u shpall në kërkim qershorin e këtij viti pas një operacioni të madh të Forcave Speciale në qytetin e Elbasanit.

Policia ka dy pista për vrasjen e Beqirit. E para është ajo e motiveve të dobta pasi Cani dyshonte se Gentian Beqiri i kishte ngacmuar të dashurën.

Pista tjetër është ajo e hakmarrjes së vjetër me Çapjat, pasi Gentian Beqiri ishte një ndër tre personat që ekzekutuan Sokol Çapjan në një lokal në dhjetor 2005 në Elbasan duke çelur kështu serinë e hakmarrjeve mes familjeve në këtë qytet.

Pas Beqirit disa vite më vonë ekzekutohet sërish në Elbasan, vëllai i tij Astrit Beqiri.

Ai u gjet u vrarë pranë një karburanti në prill të vitit të shkuar në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

Policia nuk ka ende të dyshuar për vrasjen, por dyshimet e para të tyre lidheshin me një gjakmarrje të vjetër të familjes së tij. /abcneës.al