Ikona e kinemasë franceze Catherine Deneuve dërgohet me urgjencë në spital

Aktorja ose më saktë ikona e kinemasë franceze Catherine Deneuve  është dërguar me urgjencë në spital pasi ajo ishte sëmur gjatë natës ka shkruajtur sot gazeta e njohur franceze ‘Le Parisien’.

Gjendja e saj ishte shumë serioze ka shtuar më tej gazeta.

Mjekët thanë se bëhej fjalë për diçka serioze lidhur me shëndetin e saj, mirëpo ende nuk është bërë e ditur nga se vuan saktësisht aktorja.

76 vjeçarja legjenda e kinemasë franceze që shpesh herë e kanë përshkruar dhe si mishërimi i gruas franceze u bë  e njohur në vitet ’60.

Aktorja ka luajtur në filmat e famshëm si “Belle de Jour” ,”The Hunger”, “The Truth” etj.