VIDEO/ Lideri i grupit “Guns N’ Roses' rrëzohet në skenë, ja gjendja e tij

Lideri i grupit legjendar ‘Guns’ Roses’ Axl Roses  është rrëzuar në skenë gjatë performancës së tij në Las Vegas.

Teksa këndonte hitin e grupit të tij  “Knockin ‘On Heaven’s Door”, lideri i “Guns N’ Roses” nuk ka mbajtur dot ekuilibrin dhe ka rënë në skenë.

Me anë të një postimi të tij në Twitter këngëtari ka falenderuar të gjithë fansat e shqetësuar dhe ka treguar një detaj shumë interesant duke treguar se ai shpëtoi nga ndrydhja e kyçit të këmbës falë çizmeve të tij.

Fatmirësisht nga ky incident Rose ka dalë pa dëmtime, madje pas rrëzimit të ai ka filluar të fshijë skenë me peshqir që të shmangur një rrëzim tjetër.