VIDEO/ ‘Ylli’ i Chelseas bën 4 driblime të pabesueshme, ngre në këmbë të gjithë stadiumin

Chelsea mori një pikë pasi barazoi 4-4 në përballjen ndaj Ajaxit e vlefshme për javën e katërt në fazën e grupeve të Champions Leagues.

Në një moment Kurt Zouma ka bërë një driblim të pabesueshëm duke kaluar gjysmën e fushës dhe çdo kundërshtar që i doli përballë.

25-vjeçari prodhoi një super aksion, por fatkeqësisht gjuajtja e tij nuk e gjeti kuadratin e portës ndërsa i gjithë stadiumi  “Stamford Bridge” u ngrit në këmbë për të parë "magjinë" e francezit.

Driblimeve të mbrojtësit nuk i rezistoi as trajneri i Bluve, Frank Lampard, i cili u pa duke buzëqeshur pas këtij super aksioni.