Porositi online pulën që rezultoi më e vogël se një pirua

Një mama që harxhoi 6 dollarë për një pulë të pjekur në qese, mbeti e zhgënjyer kur ajo e hapi atë dhe zbuloi se ishte me gjasë 15 cm e gjtaë.

Marissa Farrar, nga Exeter në Devon, e vërtetoi atë që pa duke vendosur një pirua pranë pulës dhe duke iu bërë të dyjave një fotografi në të cilën duket qartë se pula është edhe më e vogël se piruni.

Marissa, e cila shkruan romane romantike dhe fantazie, e mati edhe me një metër pirunin për të vërtetuar akoma më tepër se sa e vogël ishte pula që ajo kishte porositur në fakt për 5 persona.

Ajo shkroi: "Shikoni madhësinë e kësaj pule të pjekur. Unë kam vendosur një pirun pranë saj për të treguar se sa e vogël është. Macet e mia kanë sjellë në shtëpi zogj më të mëdhenj!"

Nëna e tre fëmijëve tha që paketimi në internet dukej mjaftueshëm i madh po që ajo mundi të shikonte realisht madhësinë e saj kur e nxorri nga pakoja.

Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net