FOTO/ Përfundon numërimi i votave nga diaspora, kryeson Vetvendosja

Ka përfunduar numërimi i 1806 kutive me fletëvotime nga diaspora, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Këto vota fillimisht nuk ishin proceduar për numërim në QNR.

Nga përfundimi i numërimit, gjithsej ishin 1992 vota të vlefshme, ku më shumë vota kanë shkuar për Lëvizjen Vetvendosja e cila ka siguruar 1154 vota, e ndjekur nga LDK me 395 vota, PDK ka marrë 276 vota, koalicioni AAK-PSD 79 vota dhe koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë 26 vota. 

Me këtë rezultat, Vetëvendosje shkon në 32 deputetë.