Ndikimi rus në politikat britanike/ Opozita akuzon Johnson: Po 'mbulon' raportin deri pas zgjedhjeve

Kryeministri Boris Johnson është ‘nën zjarr’ nga akuzat e ligjvënësve, se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, po e vonon me qëllim publikimin e raportit për ndikimin e Rusisë në politikën britanike, deri pas zgjedhjeve të ardhshme.

Pamundësia e Kryeministrit për të aprovuar botimin e raportit, ka ngjallur zemërim nga anëtarët e Komitetit të Inteligjencës dhe Sigurisë (ISC), i cili përpiloi raportin, si dhe ligjvënësit e opozitës, që akuzuan qeverinë për një ‘mbulim’, raporton CNN.

Kryetari i ISC, ish-prokurori i përgjithshëm dhe deputeti Dominic Grieve, të martën në parlament, ngritën çështjen në një pyetje urgjente drejtuar qeverisë, duke kërkuar një shpjegim për "refuzimin e kryeministrit për t'i dhënë ‘krahë të lirë’ Komitetit të Inteligjencës dhe Sigurisë, mbi raportin e parlamentit mbi Rusinë ".

Grieve, i cili dikur ishte anëtar i Partisë Konservatore, i tha Parlamentit se raporti ishte përfunduar në mars, i shqyrtuar plotësisht nga agjensitë e inteligjencës së vendit, dhe më pas u dërgua në Xhonson për "konfirmim përfundimtar" më 17 tetor.

Ai shtoi se sipas marrëveshjes së gjatë, Kryeministri do të përpiqet të përgjigjet brenda 10 ditësh.

Meqenëse raporti është nga ISC, i cili ka qasje në informacione të klasifikuara, lëshimi i raportit duhet të nënshkruhet personalisht nga Johnson.

Ministri i zyrës së jashtme Christopher Pincher, mbrojti pozicionin e qeverisë të martën dhe nuk ofroi sugjerime që raporti të nënshkruhej së shpejti, duke i thënë Grieve se nuk ishte e pazakontë për raporte të tilla si ky, të kalonin nëpër "një përmbledhje intensive të sigurisë para publikimit".

Grieve tha se agjencitë e inteligjencës, kishin treguar që botimi i raportit, nuk do të dëmtonte ndonjë prej aftësive të tyre operacionale dhe për këtë arsye nuk kishte arsye për ta vonuar atë.

"Raporti duhet të paraqitet para parlamentit kur është caktuar," tha ai, duke treguar faktin se Parlamenti është vendosur të shpërndahet në mesnatën e së mërkurës, përpara  zgjedhjeve të rëndësishme të përgjithshme në 12 dhjetor.