Shpëtoi për mrekulli se ra nga kati i 6-të, Aldo Teqja viziton Partizanin në stërvitje

Partizani është duke kryer përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, atë kundër Flamurtarit të vlefshme për javën e 12-të.

Megjithatë një surprizë e këndshme ka ndodhur për lojtarët e kuq ditën e sotme, gjatë kohës që po kryenin stërvitjen.

Së bashku me ta në ambientet stërvitore është bashkuar edhe portieri Aldo Teqja, i cili pak kohë më parë pësoi një aksident, duke u rrëzuar nga kati i 6-të i pallatit ku ai jeton.

24-vjeçari ka ndjekur nga afër shokët e tij të ekipit në stërvitje, me të cilët pritet të bashkohet shumë shpejt në ditët e ardhshme.

Duket se rikuperimi i lojtarit po shkon në mënyrën e duhur, dhe në vijim do ta shohim përsëri me pjesën tjetër të ekipit.