Shqipëri-Francë/ Biletat shiten për në ‘Arena Kombëtare’, por UEFA s’ka vendosur ende

Gjatë ditës së sotme ka patur radhë të gjata tifozësh për të blerë biletë për ndeshjen e 17 nëntorit Shqipëri-Francë.

Sfida e fundit e kuqezinjve në eliminatoret e EURO 2020 është parashikuar të luhet në stadiumin e ri, “Arena Kombëtare” dhe pikërisht biletat po shiten me këtë qëllim.

Por, UEFA ngurron të konfirmojë zhvillimin e ndeshjes në “Arena Kombëtare”.

Edhe pse inaugurimi i impiantit më modern në vend pritet të bëhet më 17 nëntor, në sfidën kundër kampionëve të botës, miratimi zyrtar ende nuk ka ardhur.

Në faqen zyrtare të UEFA-s, ndeshja Shqipëri-Francë figuron që do të luhet në “Elbasan Arena”, aty ku më parë Kombëtarja do të presë Andorrën.

Gjithsesi, nga FSHF-ja po bëhet ç’është e mundur që Franca të pritet në stadiumin e ri, dhe me këtë rast do të inaugurohet “Arena Kombëtare”.