ZYRTARE/ Thirrjet raciste ndaj Balotellit, Verona merr vendimin drastik ndaj...

Mario Balotelli ishte protagonist kryesor i thirrjeve raciste në sfidën mes Veronës dhe Brescias e vlefshme për Serie A.

Në një moment sulmuesi italian mori topin dhe e ka goditur drejt tribunës së tifozëve të Veronës të cilat bënin vazhdimisht “zhurma majmunësh” dedikuar lojtarit me ngjyrë.

Ndërkohë ditën e sotme, klubi i Veronës ka marrë një vendim shembullor, duke i ndaluar hyrjen në stadium për 10 vite, kreut të ultrasve, Luka Kastelini, i cili akuzohet si fajtori kryesor për koret raciste në stadium.

Pas vendimit të bërë publik nga klubi italian, kapot të ultrasve veroneze i ndalohet hyrja në stadium deri në 30 qershor të vitit 2030.

Në një prononcim për mediat, Kastelini kishte deklaruar: “Balotelli nuk do të jetë kurrë italian. Edhe Verona ka një futbollist më ngjyrë në fushë, por është duartrokitur nga i gjithë stadiumi”.