Zvicra fiton gjyqin, detyron vajzat myslimane që të mësojnë notin me djemtë

Zvicra ka fituar një çështje në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) detyron prindërit myslimanë që të dërgojnë vajzat e tyre në mësimet e përziera të notit.

Ai tha se autoritetet ishin të justifikuara në dhënien përparësi për  të zbatuar "kurrikulën e plotë të shkollës " dhe "integrim e suksesshëm" të fëmijëve në shoqëri.

GJEDNJ-ja pranoi se liria fetare po prishej. Por, gjykatësit thanë se nuk përbën shkelje.

Rasti u soll nga dy shtetas zviceranë, me origjinë turke, të cilët refuzuan të dërgojnë vajzat e tyre adoleshente në mësimet e detyruara të notit në qytetin e Bazelit.

Zyrtarët e arsimit, thanë se përjashtimet janë në dispozicion vetëm për vajzat që kanë arritur moshën e pjekurisë.

Ata argumentuan se një trajtim i tillë ishte shkelje e nenit nëntë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila mbulon të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe fesë.