Tronditet Amerika, karteli i drogës masakron gabimisht tri nëna dhe gjashtë fëmijë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në veri të Meksikës, pranë kufirit me SHBA-në. Nëntë persona janë vrarë nga një kartel droge. Viktimat janë tre nëna dhe gjashtë fëmijët e tyre.

Sulmi i dhunshëm mendohet se është kryer nga një kartel droge.

Sipas BBC, viktimat ishin pjesë e një familje mormone nga SHBA. Ata po udhëtonin me tre makina për të marrë pjesë në një dasmë. Mes viktimave janë edhe binjakët Titus dhe Tiana, vetëm 16 muajshe.

Mediat kanë dyshime se autorët e sulmit të rëndë kanë ngatërruar identitet.

Familjës i bënë pritë në Bavispe. Më vonë u gjet një fuoristradë e blinduar e djegur buzë rrugës me trupat e viktimave brenda.

Ngjarja ka shokuar Amerikën.

BBC shkruan se krimi i rëndë pritet të ketë pasoja për shkak se qytetarët e vrarë janë amerikanë.

Presioni mbi qeverinë meksikane do shtohet ndjeshëm, sidomos pasi episodit të turpshëm muajin e shkuar, kur policia u detyrua të lironte djalin e bosit El Chapo kur u vu përpara nga karteli Sinaloas.