FOTO/ Gjendet mumja e maces egjiptiane me pesë këmbë dhe tre bishta

Një mumje maceje pas një skanimi dixhital, shokoi studiuesit kur zbuluan se ajo kishte tre bishta dhe pesë këmbë të pasme.

Macja egjiptiane e mumifikuar 2.500-vjeçare u skanua dhe u rindërtua në 3D, por studiuesit zbuluan më shumë sesa prisnin.

Ekspertët nga Instituti Kombëtar Francez për Kërkime Arkeologjike Parandaluese zbuluan kohët e fundit hapat që ndërmorën gjatë shqyrtimit të mumjes së maces dhe teknologjisë së përdorur.

Studiuesit bënë rindërtim të saj në 3D dhe njëkohësisht edhe thirrën prezencën e një veterineri gjatë shqyrtimit.

Studiuesit u befasuan kur skanimi zbuloi mumjen e kafshës në dukje të zakonshme por ama që rezultoi se ishte me një deformim fizik të çuditshëm.

Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net