VIDEO/ Valeri sfidon Kejvinën në ‘Belly Dance’, ja kush kërceu më bukur

Kejvina Kthella këtë të hënë në "Dance with me" ka performuar një "Belly Dance" krah partnerit të saj të kërcimit, Eduartit.

Performanca e tyre u pëlqye shumë nga të gjithë dhe juria i votoi me pikët maksimale: 10.

Valer Kolnikaj kishte disa fjalë për kërcimin e Kejvinës.

"Kërceve vetëm me pjesën poshtë, me pjesën që ke investuar shumë nuk kërceve",i tha ai modeles. Valeri i është referuar gjoksit për të cilin Kejvina ka pranuar se ka bërë ndërhyrje.

"Do e kërcejmë bashkë tani", iu përgjigj Kejvina e më pas të dy po sfidonin njëri-tjetrit, se kush e tund belin më bukur.

Kërcimi i tyre u prit me shumë duartrokitje nga publiku e më pas Valeri e komplimentoi Kejvinën për elokuencën e saj.