FOTO/ Barcelona publikon listën e lojtarëve për duelin e Championsit

Luis Suarez do të jetë mungesa më e madhe e Barcelonës të martën mbrëma në Champions League kundër Sllavja Pragës.

Sulmuesi uruguaian zyrtarisht nuk do të luajë në këtë sfidë, ndërsa sipas Ernesto Valverdes, mund të rikuperohet për ndeshjen e fundjavës në La Liga, që Barça do ta zhvillojë në “Camp Nou” me Celta Vigon.

Është rikthyer Samuel Umtiti, i cili ka marrë miratimin nga doktorët dhe është gati për lojë.

Valverde ka kthyer në skuadër edhe Dembelen.