Rama i përgjigjet Bashës në mesnatë për akuzat

Edhe pse mesnatë, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status në Twitter.

Kreu i Qeverisë i është përgjigjur kryetari të PD Lulzim Basha pas akuzave që bëri nga Kukësi për masat e qeverisë në lidhje me kushtet e motit.

“Lulëzimi thotë Qeveria po i le punonjësit e OSSHE nëpër shtylla që të ngrijnë! Në programin e PD parashikohen kaloriferë në çdo shtyllë”, shkruan Kryeministri Edi Rama.