Noizy e ofendoi publikisht/ Gazetarja shqiptare i kundërpërgjigjet me një shprehje të Dritëro Agollit

Moderatorja Dasara Karaiskaj ka reaguar pas postimeve ofenduese dhe tallëse të reperit Noizy. Dasara ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një shprehje të urtë të shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli.

“Ta kesh mik, të prish; ta kesh armik të ha munë”-lexohet në postimin e moderatores, teksa lihet të kuptohet se po i drejtohet pikërisht Noizy-t.

Paraditen e sotme, ky i fundit e cilësoi Dasarën “dhëmbëkalbur” dhe “k*rvë”. Noizy i ka fshirë të gjitha postimet në lidhje me të, por ato janë shpërndarë tashmë në media. Me shumë gjasa, kjo përplasje virtuale do të vijojë.