‘Mirënjohje për forcimin e harmonisë’/ Meta uron Janullatosin në 90 vjetorin e lindjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar hirësinë e tij Kryepeshkopin Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos në 90 vjetorin e tij të tij të lindjes.

Meta i ka shprehur mirënjohjen e tij për gjithçka që Janullatos ka bërë në këto vite për të mirën e Kishës dhe të besimtarëve ortodoksë,

‘Me rastin e 90-vjetorit të lindjes, i urova sot jetë të gjatë, vite të bekuara dhe shumë dashuri në misionin e Tij hyjnor, Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Mirënjohje e veçantë për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për njohjen ndërkombëtarisht të saj dhe të Shqipërisë, për forcimin e harmonisë dhe mirëkuptimit mes besimeve në vendin tonë.’

Perëndia e bekoftë Fortlumturinë dhe veprën e Tij të ndritur!