VIDEO/ Digjet magazina e instalimeve elektrike në Shijak

Një zjarr i madh ka rënë në një magazinë në Shijak.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një magazinë instalimesh elektrike në Sallmone te 4 rrugët e Shijakut.

Bëhet me dije se drejt vendngjarjes janë nisur dy automjete zjarrfikës.

Grupi hetimor ndodhet në vengjarje për të bërë zbardhjen e shkaqeve. Zjarri nuk rrezikon asnjë objekt aty pranë pasi ndodhet në distancë të largët.