Konfirmohet nga drejtuesit/ Ibrahimovic pranë marrëveshjes me klubin nga Serie A

Zlatan Ibrahimovic pritet të rikthehet në Serie A.

Aventura e suedezit po shkon drejt fundit me LA Galaxy dhe Ibrahimovic së fundmi po lidhet me një transferim të mundshëm tek skuadra e Bologna-s.

E përditshmja italiane ‘Gazzetta dello Sport’ raporton se agjenti Mino Raiola është duke negociuar me drejtorin sportiv të Bologna-s, Riccardo Bigon.

"Ideja se Ibrahimovic të bashkohet me Bolonjën është interesante, telefonatat mes trajnerit dhe Ibrës janë atje dhe nëse ai dëshiron të kthehet në Itali, ne jemi gati.

“Ambicia jonë është të hyjmë në Europë. Ndoshta jo këtë vit, por ne po bëjmë atë që mundemi për të arritur atje.

"Ne po kërkojmë të krijojmë një skuadër mjaft konkurruese dhe me Ibrën bëhemi edhe më të fortë”, tha ndër të tjerash Riccardo Bigon.

Ibrahimovic po përflitet që në janar të arrijë një marrëveshje transferimi tek Bologna.