FOTO/ Tirana në kaos, trafik në çdo rrugë e rrugicë

Kanë mjaftuar disa reshje shiu që Tiranë të përfshihet nga kaosi në çdo rrugë të saj.

Që prej orës 06:00 të mëngjesit e deri në orën 10:00 ka qenë thuajse e pamundur që të lëvizet në kryeqytetet me makinë.

Çdo rrugë ka qenë thuajse e bllokuar, ndërsa për herë të parë në historinë e saj, trafik ka pasur edhe në lagje të kryeqytetit dhe në zona ku nuk kishte ndodhur ndonjëherë.

Trafik ka pasur edhe në unazën e madhe në zonën e kopshtit zoologjik, që nuk ka ndodhur asnjëherë.

Situata vazhdon të jetë e rënduar sidomos në rrugët hyrëse të kryeqytetit.

Fakti se nuk ka pasur asnjë investim për rrugë të reja në Tiranë dhe vetëm janë zvogëluar, bllokimi i sheshit ‘Skëndërbej’ dhe korsitë e biçikletave kanë sjellë që Tirana të kthehen në një qytet të pa qarkullueshëm me makinë.