Mitrovicë/ Përleshje mes nxënësve në një shkollë, dyshohet për të shtëna me armë

Një përleshje në mes disa të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë Kosovë, shkruan Express

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Bëhet fjalë për një përleshje në mes të disa të rinjve. Katër nxënës janë marrë në pyetje, një prej tyre është i lënduar”, ka bërë të ditur Zahiti.

Zahiti ka theksuar se njësitet përkatëse të policisë janë duke u marrë me rastin.

Ndërkaq, nga dëshmitarët mësohet se dyshohet se në këtë përleshje janë përdorur edhe armë zjarri.